Bateria dhe menaxhimi i energjisë
Pajisja juaj ka një bateri të integruar. Për ta përdorur atë sa më shumë, monitoroni
energjinë e konsumuar nga aplikacionet dhe veçoritë e ndryshme. Tiparet e kursimit të
baterisë në sfond aktivizohen në mënyrë të paracaktuar për t'ju ndihmuar të zvogëloni
konsumin e baterisë, si dhe ka regjime të tjera të disponueshme të kursimit të energjisë
për t'ju ndihmuar të zvogëloni më tej konsumin e baterisë kur është e nevojshme.
Tiparet e kursimit të energjisë ulin përparësinë për funksione të caktuara jo thelbësore të
pajisjes, si p.sh. cilësia e funksionimit të imazhit në nivel më të lartë, aktivitetet e rrjetit si
shërbimet e vendndodhjes, sinkronizimi i aplikacioneve dhe skanimi i Wi-Fi në sfond.
Nëse nuk dëshironi që ato të kenë ndikim te një aplikacion, mund ta përjashtoni atë në
menynë e Optimizimit të baterisë. Këto nuk kanë ndikim te telefonatat dhe mesazhet
SMS.
Përditësimet e sistemit mund t'i ndryshojnë tiparet e disponueshme të kursimit të energjisë në
pajisjen tuaj.
Për të parë konsumin e baterisë, kohën e vlerësuar dhe këshilla për kursimin e
energjisë
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Përdorimi i baterisë. Shfaqet një pamje e
përgjithshme që tregon përqindjen e baterisë dhe një kohë të vlerësuar të baterisë.
3
Mund të shikoni po ashtu një listë të tipareve dhe shërbimeve që kanë konsumuar
energjinë e baterisë që nga cikli i fundit i ngarkimit. Trokitni lehtë te një objekt për
të marrë informacione se si të zvogëloni konsumin e baterisë.
Për të parë konsumin e baterisë për aplikacionet
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Aplikacionet.
3
Përzgjidhni një aplikacion dhe rishikoni konsumin e tij të baterisë nën
Përdorimi i
baterisë.
Këshilla të përgjithshme të përdorimit për përmirësimin e rendimentit të baterisë
Këshillat e mëposhtme mund t'ju ndihmojnë që të përmirësoni rendimentin e baterisë:
•
Ulni nivelin e ndriçimit të ekranit; shikoni
Cilësimet e ekranit
në faqen 56.
•
Çaktivizoni Bluetooth®, Wi-Fi dhe shërbimet e vendndodhjes kur nuk keni nevojë
për këto tipare.
•
Fikeni pajisjen tuaj ose përdorni regjimin në aeroplan nëse jeni në një zonë pa
mbulim me sinjal ose me sinjal të dobët. Në rast të kundërt, pajisja juaj do të
skanojë vazhdimisht për rrjete të disponueshme dhe kjo konsumon energji.
•
Përdorni një rrjet Wi-Fi në vend të roaming kur jeni jashtë shtetit. Roaming skanon
për rrjetin tuaj bazë dhe ka kërkesa më të larta për baterinë, pasi pajisja duhet të
transmetojë me një energji dalëse më të lartë; shikoni
Wi-Fi
në faqen 46.
•
Ndryshoni cilësimet e sinkronizimit për postën elektronike, kalendarët dhe
kontaktet; shikoni
Sinkronizimi me llogaritë në linjë
në faqen 52.
•
Kontrolloni aplikacionet që kanë një konsum të lartë të baterisë dhe kini parasysh
këshillat për kursimin e baterisë që jepen në pajisjen tuaj për këto aplikacione.
•
Ndryshoni nivelin e njoftimeve për një aplikacion; shikoni
Njoftimet
në faqen 28.
•
Çaktivizoni lejen për bashkëndarjen e vendndodhjes për një aplikacion; shikoni
Cilësimet e aplikacionit
në faqen 57.
•
Çinstaloni aplikacionet që nuk po përdorni; shikoni
Ekrani i aplikacioneve
në
faqen 24.
•
Për dëgjimin e muzikës, përdorni pajisje pa duar origjinale të Sony. Pajisjet pa duar
konsumojnë më pak bateri se altoparlantët e pajisjes tuaj.
•
Rindizeni pajisjen herë pas here.
35
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të bërë përjashtime për aplikacionet në tiparet e kursimit të energjisë
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Përdorimi i baterisë.
3
Trokitni lehtë dhe përzgjidhni
Optimizimi i baterisë. Do të shikoni një listë të
aplikacioneve që nuk janë optimizuar.
4
Për të shtuar ose hequr aplikacione nga kjo listë, trokitni lehtë
Pa optimizuar > Të
gjitha aplikacionet. Përzgjidhni një aplikacion dhe zgjidhni opsionin përkatës.
5
Lista e aplikacioneve që nuk janë optimizuar do të përditësohet në përputhje me
cilësimet tuaja.
Gjithashtu mund të konfiguroni
Optimizimi i baterisë nga menyja Aplikacionet duke trokitur
lehtë .
Kursimi i baterisë
Kursimi i baterisë është një tipar i fuqishëm për të përmirësuar kohëzgjatjen e baterisë
duke zvogëluar shërbimet që harxhojnë baterinë, si dridhjet, shërbimet e vendndodhjes
dhe shumica e të dhënave në sfond. Mund ta aktivizoni atë manualisht ose ta cilësoni që
të aktivizohet automatikisht kur arrihet një përqindje e caktuar e nivelit të baterisë.
shfaqet në shiritin e gjendjes.
Kursimi i baterisë çaktivizohet kur pajisja është duke u ngarkuar.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar Kursimin e baterisë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Përdorimi i baterisë.
3
Trokitni lehtë dhe përzgjidhni
Kursimi i baterisë.
4
Trokitni lehtë te rrëshqitësi për ta aktivizuar ose çaktivizuar funksionin.
Për ta cilësuar atë që të aktivizohet automatikisht, thjesht trokitni lehtë
Aktivizo
automatikisht dhe përzgjidhni opsionin e preferuar.