Sony Xperia E5 - Cilësimet e ekranit

background image

Cilësimet e ekranit

Për të rregulluar manualisht ndriçimin e ekranit pavarësisht nga kushtet e dritës

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani.

3

Zvarriteni rrëshqitësin pranë

Ndriçimi i përshtatur te pozicioni joaktiv.

4

Trokitni lehtë

Niveli i ndriçimit.

5

Zvarritni rrëshqitësin për të rregulluar ndriçimin.

Ulja e nivelit të ndriçimit ndihmon në kursimin e baterisë.

Për të rregulluar kohën e mosveprimit para se ekrani të çaktivizohet

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Ekrani > Gjendje gjumi.

3

Përzgjidhni një opsion.

Për ta çaktivizuar shpejt ekranin, shtypni pak tastin e energjisë .

56

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Kontrolli inteligjent i dritës së sfondit

Kontrolli inteligjent i dritës së sfondit mban ekranin aktiv për aq kohë sa e mbani pajisjen

në dorë. Pasi e vendosni diku pajisjen, ekrani çaktivizohet sipas cilësimit tuaj të fjetjes.

Për të aktivizuar funksionin e kontrollit inteligjent të dritës së sfondit

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Ekrani > Kontr. intlgj. drit. së sfond..

3

Zvarriteni rrëshqitësin në të djathtë.

Mbërthimi i ekranit

Përdorni mbërthimin e ekranit për ta caktuar pajisjen tuaj që të shfaqë vetëm ekranin për

një aplikacion specifik. Për shembull, nëse luani një lojë dhe prekni aksideentalisht tastin

e lundrimit Kreu, tipari i mbërthimit të ekranit parandalon minimizimin e ekranit të

aplikacionit aktiv të lojës. Mund të përdorni po ashtu këtë tipar kur ia huazoni pajisjen tuaj

një personi tjetër për ta bërë më të lehtë për ta që të qasen në më shumë se një

aplikacion. Për shembull, mund t'ia huazoni pajisjen dikujt që të bëjë një fotografi dhe ta

mbërtheni ekranin tek aplikacioni i Kamerës, në mënyrë që ai person të mos arrijë të

përdorë me lehtësi aplikacionet e tjera, si Posta elektronike.

Mbërthimi i ekranit nuk është një tipar i sigurisë dhe nuk i parandalon plotësisht përdoruesit e

tjerë nga heqja e mbërthimit të një ekrani dhe nga qasja te pajisja juaj. Për të mbrojtur të

dhënat tuaja, duhet ta konfiguroni pajisjen tuaj që të kërkojë një kod PIN, një fjalëkalim ose një

motiv të kyçjes së ekranit para se dikush të mund të anulojë mbërthimin e ekranit.

Për të aktivizuar mbërthimin e ekranit

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani i kyçjes dhe siguria > Mbërthimi i

ekranit.

3

Zvarriteni rrëshqitësin në të djathtë.

4

Nëse nuk keni konfiguruar kyçjen e ekranit me një model, një kod PIN ose një

fjalëkalim në pajisjen tuaj, zvarriteni rrëshqitësin pranë

Kyçe pajisjen gjatë

zhvendosjes në të djathtë dhe më pas përzgjidhni një opsion. Nëse keni aktivizuar

tashmë një kyçje të ekranit, atëherë zvarriteni rrëshqitësin për të aktivizuar opsionin

përkatës së sigurisë pasi të aktivizoni mbërthimin e ekranit.

Një model, një kod PIN ose një fjalëkalim nuk janë të detyrueshëm për funksionimin e

mbërthimit të ekranit.

Për të mbërthyer një ekran

1

Sigurohuni që mbërthimi i ekranit është i aktivizuar në pajisjen tuaj.

2

Hapni një aplikacion dhe shkoni tek ekrani që dëshironi të mbërtheni.

3

Trokitni lehtë .

4

Për të shfaqur ikonën e mbërthimit të ekranit , rrëshqisni shpejt lart.

5

Trokitni lehtë .

6

Në dritaren kërcyese që shfaqet, trokitni lehtë

E kuptova.

Për të zbërthyer një ekran

1

Në ekranin e mbërthyer, prekni dhe mbani dhe në të njëjtën kohë.

2

Lëshoni të dy butonat.

Nëse keni përzgjedhur një opsion të sigurisë kur keni aktivizuar funksionin e mbërthimit të

ekranit, duhet të futni modelin, kodin PIN ose fjalëkalimin tuaj për ta shkyçur pajisjen para se

të mund ta zbërtheni ekranin.