Sony Xperia E5 - Llogaritë e shumë përdoruesve

background image

Llogaritë e shumë përdoruesve

Pajisja juaj mbështet llogaritë e shumë përdoruesve në mënyrë që përdorues të

ndryshëm të mund të hyjnë veçmas në pajisje dhe ta përdorin atë. Llogaritë e shumë

përdoruesve funksionojnë mirë në situatat kur anëtarë të ndryshëm të familjes ose të

grupit bashkëndajnë të njëjtën pajisje. Përdoruesit mund të kenë ekrane bazë të

ndryshme, sfonde dhe cilësime të përgjithshme të ndryshme, si dhe hapësirë ruajtëse të

veçantë qasjeje të aplikacioneve dhe kujtesës për skedarë si fotografitë dhe muzika.
Nëse dikush dëshiron që ta përdorë pajisjen tuaj vetëm përkohësisht, mund ta kaloni

pajisjen tuaj te regjimi i vizitorit për të aktivizuar një llogari vizitori për këtë përdorues. Në

regjimin e vizitorit, pajisja do të hapet si një sistem i sapoinstaluar vetëm me aplikacionet

e instaluara paraprakisht. Pasi vizitori të përfundojë me përdorimin e pajisjes tuaj, mund

ta fshini sesionin që vizitori tjetër të fillojë nga e para.
Përdoruesi që konfiguron pajisjen për herë të parë bëhet pronari i pajisjes. Pronari është

administratori ose përdoruesi kryesor. Llogaria e pronarit nuk mund të fshihet, por pronari

61

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

mund të fshijë çdo llogari shtesë të përdoruesit. Mund të shtoni një maksimum prej llogari

të zakonshme përdoruesi. Llogaria e vizitorit është e instaluar paraprakisht dhe nuk mund

të fshihet.

Disa tipare janë të disponueshme vetëm për pronarin. Për shembull, vetëm pronari mund të

qaset në kartën SD të jashtme.

Përdorimi i llogarive të përdoruesve të shumtë

Për të shtuar një llogari të përdoruesit të rregullt

1

Sigurohuni se keni hyrë si pronari, d.m.th. përdoruesi që e konfiguroi pajisjen për

herë të parë.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Përdoruesit > Shto një përdorues.

4

Trokitni lehtë

OK. Llogaria e re është krijuar.

5

Trokitni lehtë

KONFIGURO TANI. Ekrani do të kyçet dhe në këndin lart djathtas

do të shfaqet një ikonë që përfaqëson përdoruesin e saposhtuar.

6

Shkyçeni ekranin duke rrëshqitur shpejt majtas ose lart.

7

Ndiqni udhëzimet në ekran për të konfiguruar llogarinë për përdoruesin.

Në rastet kur personi që përdor llogarinë e re dëshiron ta konfigurojë llogarinë, por nuk është i

disponueshëm për momentin, mund të trokitni lehtë

JO TANI në hapin 5. Kur përdoruesi të

jetë gati, ai mund të përzgjedhë

Përdoruesit nën Cilësimet dhe të shikojë llogarinë e re, e cila

shfaqet si

Përdorues i ri. Thjesht trokitni lehtë te llogaria dhe ndiqni udhëzimet për të

përfunduar konfigurimin e saj.

Mund të shtoni po ashtu një llogari të përdoruesit të rregullt nga shiriti i statusit në çdo ekran.

Thjesht zvarriteni shiritin e statusit poshtë dhe trokitni lehtë ikonën e përdoruesit, më pas

trokitni lehtë

Shto një përdorues.

Për të aktivizuar llogarisë e përdoruesit vizitor

1

Sigurohuni se keni hyrë si pronari, që është përdoruesi që e konfiguroi pajisjen për

herë të parë.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Përdoruesit > I ftuar.

Mund ta aktivizoni po ashtu llogarinë e përdoruesit vizitor nga shiriti i statusit në çdo ekran.

Thjesht zvarriteni shiritin e statusit poshtë duke përdorur dy gishta dhe trokitni lehtë ikonën e

përdoruesit, më pas trokitni lehtë

Shto të ftuarin.

Për të ndërruar mes llogarive të përdoruesve të shumëfishtë

1

Për të parë listën e përdoruesve, zvarriteni poshtë shiritin e statusit me dy gishta

dhe më pas trokitni lehtë ikonën e përdoruesit lart djathtas në ekran.

2

Trokitni lehtë tek ikona që përfaqëson llogarinë e përdoruesit tek e cila dëshironi të

kaloni. Do të shfaqet ekrani i kyçjes për atë llogari të përdoruesit.

Kur kaloni te llogaria e vizitorit, trokitni lehtë

Nis nga fillimi nëse dëshironi ta fshini sesionin e

mëparshëm ose trokitni lehtë

Po, vazhdo për të vazhduar me sesionin e mëparshëm.

Çdo përdorues mund të caktojë ekranin e tij të kyçjes. Shikoni

Kyçja e ekranit

në faqen 11.

Për të lejuar një përdorues të rregullt të bëjë telefonata dhe të përdorë mesazhet SMS

1

Sigurohuni se jeni futur si pronari.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Përdoruesit.

4

Trokitni lehtë pranë emrit të përdoruesit përkatës dhe më pas zvarriteni

rrëshqitësin pranë

Aktivizoni tel. dhe SMS në të djathtë.

62

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të lejuar përdoruesin vizitor të bëjë telefonata

1

Sigurohuni se jeni futur si pronari.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Përdoruesit.

4

Trokitni lehtë pranë

I ftuar dhe më pas zvarritni rrëshqitësin pranë Aktivizoni

telefonatat në të djathtë.

Për të fshirë një llogari të një përdoruesi të rregullt nga pajisja juaj

1

Sigurohuni se jeni futur si pronari.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Përdoruesit.

4

Trokitni lehtë pranë emrit të përdoruesit që dëshironi të fshini dhe më pas

trokitni lehtë

Hiq përdoruesin > Fshi .

Për të pastruar të dhënat e seancës së vizitorit

1

Sigurohuni se jeni futur në llogarinë e vizitorit.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Përdoruesit.

4

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Hiq të ftuarin.

5

Trokitni lehtë

Hiq.

Mund ta pastroni po ashtu seancën e vizitorit nga shiriti i gjendjes në çdo ekran, për sa kohë

që keni hyrë në llogarinë e vizitorit. Thjesht zvarriteni shiritin e statusit poshtë duke përdorur

dy gishta dhe trokitni lehtë ikonën e përdoruesit, më pas trokitni lehtë

Hiq të ftuarin.

Cilësimet për llogaritë e përdoruesve të shumëfishtë

Ka tre lloje të ndryshme të cilësimeve në pajisjet e përdoruesve të shumëfishtë:

Cilësimet që mund të ndryshohen nga çdo përdorues dhe që ndikojnë te të gjithë

përdoruesit. Shembujt përfshijnë gjuhën, Wi-Fi, regjimin në aeroplan, NFC-në dhe

Bluetooth®.

Cilësimet që ndikojnë vetëm te një llogari individuale e përdoruesit. Shembujt përfshijnë

sinkronizimin automatik të të dhënave, kyçjen e ekranit, llogaritë e ndryshme të shtuara

dhe sfondin.

Cilësimet që janë të dukshme vetëm për pronarin dhe ndikojnë te të gjithë përdoruesit,

për shembull, cilësimet e VPN-së.

63

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.