Volumi dhe cilësimet e zërit
Mund të rregulloni volumin e njoftimeve si dhe volumin për riprodhimin e muzikës dhe të
videove.
Për të rregulluar volumin e tonit të ziles me tastin e volumit
•
Shtypeni tastin e volumit lart ose poshtë.
Për të rregulluar volumin e riprodhimit të mediave me tastin e volumit
•
Gjatë riprodhimit të muzikës ose shikimit të videos, shtypni tastin e volumit lart ose
poshtë kur ekrani është i kyçur.
Për të aktivizuar regjimin e dridhjes
•
Shtypni tastin e volumit lart ose poshtë deri sa të shfaqet
.
Për të rregulluar nivelet e volumit
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi.
3
Tërhiqni rrëshqitësit e volumit në pozicionet e dëshiruara.
Mund të shtypni po ashtu tastin e volumit lart ose poshtë dhe më pas të trokitni lehtë
për
të rregulluar veçmas nivelet e volumit të tonit të ziles, riprodhimit të medias ose të alarmit.
54
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për ta cilësuar pajisjen që të dridhet për telefonatat në hyrje
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
Dridhu edhe për telefonatat në të djathtë.
Për të cilësuar një ton zileje
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi > Toni i ziles së
telefonit.
3
Përzgjidhni një opsion nga lista ose trokitni lehtë dhe përzgjidhni një skedar
muzike të ruajtur në pajisjen tuaj.
4
Për të konfirmuar, trokitni lehtë
U krye.
Për të përzgjedhur tingullin e njoftimit
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi > Tingulli i njoftimit.
3
Përzgjidhni një opsion nga lista ose trokitni lehtë dhe përzgjidhni një skedar
muzike të ruajtur në pajisjen tuaj.
4
Për të konfirmuar, trokitni lehtë
U krye.
Disa aplikacione kanë tingujt e tyre specifikë të njoftimit, të cilët mund t'i përzgjidhni nga
cilësimet e aplikacionit.
Për të aktivizuar tonet e prekjes
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi > Tinguj të tjerë.
3
Zvarritini rrëshqitësit pranë
Tonet e tastierës së telefonimit dhe Tingujt e prekjes
në të djathtë.