Montimi
Pajisja juaj lejon përdorimin e kartave SIM nano.
Për të futur kartën SIM nano
Mos e zvarritni dhe nxirrni pllakën e etiketës bashkë me mbajtësin e kartës SIM.
1
Hapni kapakun e folesë së kartës SIM nano/kartës së kujtesës.
2
Zvarritni dhe nxirrni me anën e thoit mbajtësin e kartës SIM nano.
3
Vendosni mirë kartën SIM nano në drejtimin e duhur, siç tregohet në ilustrim.
4
Sigurohuni që karta të jetë vendosur horizontalisht në mbajtës.
5
Futeni mbajtësin në fole dhe më pas mbylleni kapakun.
Nëse e zvarrisni dhe e nxirrni mbajtësin e kartës SIM nano kur pajisja është e ndezur, pajisja do
të riniset automatikisht.
7
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të futur një kartë të kujtesës
1
Hapni mbulesën për foletë e kartës nano SIM dhe të kartës së kujtesës.
2
Vendosni kartën e kujtesës në folenë e kartës së kujtesës, pastaj shtyjeni kartën e
kujtesës deri në fund në fole derisa të dëgjoni një tingull klikimi.
3
Mbyllni mbulesën.
Sigurohuni që të futni kartën e kujtesës në orientimin e duhur.
Për të hequr kartën SIM nano
Mos e zvarritni dhe nxirrni pllakën e etiketës bashkë me mbajtësin e kartës SIM.
1
Hapni kapakun e folesë së kartës SIM nano/kartës së kujtesës.
2
Zvarritni dhe nxirrni me anën e thoit mbajtësin e kartës SIM nano.
3
Hiqni kartën SIM nano dhe më pas futni përsëri mbajtësin.
4
Futeni mbajtësin në fole dhe më pas mbylleni kapakun.
Nëse e zvarrisni dhe e nxirrni mbajtësin e kartës SIM nano kur pajisja është e ndezur, pajisja do
të riniset automatikisht.
Për të hequr kartën e kujtesës
1
Fikeni pajisjen ose çmontoni kartën e kujtesës nën
Cilësimet > Hapësira ruajtëse
dhe kujtesa > > Të përparuara > Arkivi > pranë Karta SD dhe më pas hapni
mbulesën për foletë e kartës SIM nano dhe kartën e kujtesës.
2
Shtypeni brenda kartën e kujtesës dhe më pas lëshojeni me shpejtësi.
3
Tërhiqni jashtë plotësisht kartën e kujtesës dhe hiqeni atë.
4
Mbylleni mbulesën.