Sony Xperia E5 - Cilësimet e internetit dhe MMS-ve

background image

Cilësimet e internetit dhe MMS-ve

Për të dërguar mesazhe multimediale ose për t'u qasur në internet kur nuk ka rrjet Wi-Fi

të disponueshëm, duhet të keni një lidhje të dhënash celulare funksionuese me cilësimet

e sakta të internetit dhe MMS-ve (Shërbimi i mesazhimit multimedial). Ja disa këshilla:

Për shumicën e rrjeteve dhe operatorëve celularë, cilësimet e internetit dhe të MMS-ve

vijnë të parainstaluara në pajisje. Atëherë, mund të filloni përdorimin e internetit dhe të

dërgoni mesazhe multimediale menjëherë.

Është e mundur të shkarkohen këto cilësime përmes Wi-Fi.

Mund t'i shtoni, ndryshoni ose fshini manualisht cilësimet e internetit dhe MMS-ve në

pajisjen tuaj në çdo kohë. Nëse e ndryshoni ose e fshini gabimisht një cilësim të internetit

ose MMS-ve, shkarkoni përsëri cilësimet e internetit dhe MMS-ve.

Nëse nuk mund të qaseni në internet nëpërmjet një rrjeti celular ose nëse mesazhimi

multimedial nuk funksionon, megjithëse cilësimet e internetit dhe MMS-ve janë shkarkuar

me sukses në pajisjen tuaj, referojuni këshillave për zgjidhjen e problemeve për pajisjen

tuaj në

www.sonymobile.com/support/

për mbulimin me sinjal, të dhënat celulare dhe

problemet me MMS-të.

Nëse Kursimi i baterisë është i aktivizuar për të kursyer energji, i gjithë trafiku i të dhënave

celulare do të ndërpritet kur ekrani të jetë joaktiv. Nëse kjo shkakton probleme të lidhjes,

provoni të përjashtoni disa aplikacione dhe shërbime nga ndërprerja ose çaktivizoni

përkohësisht Kursimin e baterisë.

Nëse e përdorni një pajisje me shumë përdorues, vetëm pronari, d.m.th. përdoruesi

kryesor, mund të shkarkojë cilësime të internetit dhe të mesazhimit nga menyja e

Cilësimeve, por cilësimet e shkarkuara zbatohen për të gjithë përdoruesit.

Për të shkarkuar cilësimet e Internetit dhe MMS

1

Nga Ekrani bazë juaj, takoni .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Më shumë > Cilësimet e internetit.

3

Takoni

Pranoj. Pasi cilësimet të jenë shkarkuar me sukses, shfaqet në shiritin e

gjendjes dhe trafiku i të dhënave celulare ndizet automatikisht.

Nëse cilësimet nuk mund të shkarkohen në pajisjen tuaj, kontrolloni fuqinë e sinjalit në rrjetin

tuaj celular. Lëvizni në një vendndodhje të hapur pa pengesa ose shkoni afër një dritareje dhe

pastaj provojeni përsëri.

45

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të shtuar manualisht cilësimet e internetit dhe MMS-ve

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.

3

Trokitni lehtë mbi

Emrat e pikave të qasjes > .

4

Trokitni lehtë mbi

Emri dhe futni emrin që dëshironi.

5

Trokitni lehtë mbi

APN dhe futni emrin e pikës së qasjes.

6

Futni të gjitha informacionet e tjera që kërkohen. Nëse nuk e dini se çfarë

informacioni kërkohet, kontaktoni me operatorin tuaj të rrjetit për më shumë

hollësi.

7

Kur të përfundoni, trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi

RUAJ.

8

Për të përzgjedhur APN-në që sapo keni shtuar, trokitni lehtë mbi butonin e radios

pranë emrit të APN-së. Pasi ta përzgjidhni, kjo APN bëhet APN-ja e paracaktuar

për shërbimet e internetit dhe MMS-ve.

Për të parë cilësimet e shkarkuara të Internetit dhe MMS

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.

3

Trokitni lehtë mbi

Emrat e pikave të qasjes.

4

Për të parë më shumë hollësi, takoni ndonjë nga objektet e disponueshëm.

Nëse keni disa lidhje të disponueshme, lidhja aktive me rrjetin tregohet nga një buton i

shenjuar .