Kalendari dhe ora me zile
Kalendari
Përdorni aplikacionin Kalendari për të menaxhuar planifikimin e kohës tuaj. Nëse keni
hyrë në pajisjen tuaj dhe e keni sinkronizuar me një ose më shumë llogari në linjë që
përfshijnë kalendarët, për shembull, me llogarinë tuaj të Google™ ose me llogarinë e
Xperia™ me Facebook, atëherë ngjarjet e kalendarit nga këto llogari do të shfaqen edhe
në aplikacionin Kalendari. Mund të përzgjidhni se cilët kalendarë dëshironi të integroni në
pamjen e kombinuar të Kalendarit.
Kur afrohet koha e një takimi, pajisja juaj riprodhon një tingull njoftimi për t'ju kujtuar.
1 Modifikoni cilësimet, përzgjidhni një lloj pamjeje dhe kalendarët që dëshironi të shikoni
2 Kthehuni në datën aktuale
3 Qasuni tek opsionet e tjera
4 Goditni lehtë majtas ose djathtas për të shfletuar më shpejt
5 Shtoni një ngjarje të kalendarit
Për të mësuar më shumë për Kalendarin
•
Kur aplikacioni i Kalendarit të jetë i hapur, zvarriteni djathtas skajin e majtë të
ekranit dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë te
Ndihma.