Sony Xperia E5 - Cilësimet e përgjithshme të kamerës

background image

Cilësimet e përgjithshme të kamerës

Pamja e përgjithshme e cilësimeve të regjimit të regjistrimit

Automatike superiore

Optimizoni cilësimet tuaja për t'iu përshtatur çdo skene.

Me dorë

Rregulloni manualisht cilësimet e kamerës.

Për të kaluar mes regjimeve të marrjes

1

Aktivizoni kamerën.

2

Rrëshqitni shpejt mbi ekran tek modaliteti i dëshiruar i marrjes.

99

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Optimizimi automatik

Regjimi i optimizimit automatik zbulon kushtet në të cilat po nxirrni fotografitë dhe

rregullon automatikisht cilësimet për të siguruar që të nxirrni fotografitë më të mira të

mundshme.

Regjimi me dorë

Përdorni regjimin me dorë kur dëshironi të rregulloni me dorë cilësimet e kamerës për

bërjen e fotove dhe videove.

Ruani vendndodhjen

Shtoni informacionet e vendndodhjes gjeografike (gjeoetiketa) te fotografitë tuaja kur i

nxirrni.

Marrja me prekje

Identifikoni një zonë të fokusit dhe pastaj prekni me gisht ekranin e kamerës. Fotoja

nxirret sapo të hiqni gishtin.

Vijat e rrjetës

Zgjidheni për të aktivizuar ose çaktivizuar vijat e rrjetës në pamorin e kamerës tuaj.

Paraafishimi automatik i fotografive

Mund të zgjidhni të paraafishoni fotografitë menjëherë pasi i nxirrni.

Aktiv

Pasi të nxirrni një fotografi, një paraafishim i saj shfaqet në këndin poshtë djathtas të ekranit për 3 sekonda.

Vetëm kamera e përparme

Pasi të nxirrni një fotografi me kamerën e përparme, një paraafishim i saj shfaqet në këndin poshtë djathtas të

ekranit për 3 sekonda.

Joaktiv

Fotografia ose videoja ruhet pasi e nxirrni dhe paraafishimi nuk shfaqet.

Përdorni tastin e volumit si

Mund të zgjidhni se si dëshironi ta përdorni tastin e volumit kur nxirrni fotografi.

Zoom

Përdorni tastin e volumit për të zmadhuar ose zvogëluar.

Volum

Përdorni tastin e volumit për të rregulluar volumin.

Obturator

Përdorni tastin e volumit për të nxjerrë fotografi.

Tingulli

Mund të zgjidhni që ta aktivizoni ose ta çaktivizoni tingullin e shkrepjes.

Ruajtja e të dhënave

Mund të zgjidhni të ruani të dhënat tuaja ose në një kartë SD të heqshme ose në

hapësirën ruajtëse të brendshme.

Hapësira ruajtëse e brendshme

Fotot ose videot ruhen në kujtesën e pajisjes.

Karta SD

Fotot ose videot ruhen në kartën SD.

100

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Hapja e shpejtë

Përdorni cilësimet e Hapjes së shpejtë për të hapur kamerën kur ekrani është i kyçur.

Vetëm hape

Pasi të zvarritni në brendësi, kamera kryesore hapet nga regjimi i fjetjes.

Hape dhe fotografo

Pasi të zvarritni në brendësi, fotokamera hapet nga regjimi i fjetjes dhe nxirret një foto.

Hape dhe regjistro videon

Pasi të zvarrisni në brendësi, videokamera hapet nga regjimi i fjetjes dhe fillon regjistrimin.

Joaktiv

Ngjyra dhe ndriçimi

Mos të rregulloni ngjyrën dhe shkëlqimin me dorë kur shfaqet ikona e cilësimeve të

ngjyrës dhe shkëlqimit.

Balanca e të bardhës

Ky cilësim, i cili është i disponueshëm vetëm në regjimin e regjistrimit

Me dorë, rregullon

balancën e ngjyrës sipas kushteve të ndriçimit. Po ashtu mund ta rregulloni manualisht

ekspozimin në diapazonin -2,0 EV deri në +2,0 EV. Për shembull, mund të rrisni ndriçimin

e imazhit ose të ulni ekspozimin e përgjithshëm duke trokitur lehtë përkatësisht te

kontrollet plus ose minus kur shfaqet ikona e cilësimit të balancës së të bardhës .

Automatike

Rregullon automatikisht balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit.

Inkandeshente

Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e një ndriçimi të butë si p.sh. nën llambat e dritave.

Fluoreshente

Rregullon balancën e ngjyrave për ndriçimin fluoreshent.

Dritë dite

Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e mjediseve të jashtme me diell.

Me re

Rregullon balancën e ngjyrave për një qiell me re.