Sony Xperia E5 - Cilësimet e videokamerës

background image

Cilësimet e videokamerës

Për të rregulluar cilësimet e videokamerës

1

Aktivizoni kamerën.

2

Rrëshqitni shpejt tek

.

3

Për të shfaqur cilësimet, trokitni lehtë mbi .

4

Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni, pastaj bëni ndryshimet tuaja.

Pamja e përgjithshme e cilësimeve të videokamerës

Ngjyra dhe ndriçimi

Mos të rregulloni ngjyrën dhe shkëlqimin me dorë kur shfaqet ikona e cilësimeve të

ngjyrës dhe shkëlqimit.

104

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Përzgjedhja e skenës

Tipari i Përzgjedhjes së skenës ju ndihmon për ta konfiguruar shpejt kamerën për situata

të zakonshme, duke përdorur skenat e paraprogramuara të videos. Cilësimi i secilës

skenë është i projektuar të prodhojë videon me cilësi më të lartë të mundshme në një

mjedis të caktuar të regjistrimit.

Joaktiv

Tipari i Përzgjedhjes së skenës është joaktiv dhe mund të regjistroni video manualisht.

Marrje artistike

Përdoreni për regjistrimin e videove ndaj sfondeve të buta.

Peizazh

Përdoreni për video peizazhi. Kamera fokusohet në objekte të largëta.

Skenë natën

Kur është e aktivizuar, ndjeshmëria ndaj dritës shtohet. Përdoreni në mjedise me ndriçim të dobët.

Videot e objekteve që lëvizin me shpejtësi mund të jenë të turbullta. Mbajeni dorën të palëvizur, ose

përdorni një mbështetje. Për të përmirësuar cilësinë e videos, çaktivizojeni regjimin e natës kur kushtet

e ndriçimit janë të mira.

Plazh

Përdoreni për videot e skenave buzë detit ose buzë liqenit.

Borë

Përdoreni në mjedise të ndritshme për të shmangur videot e mbiekspozuara.

Sporte

Përdoreni për video të objekteve që lëvizin me shpejtësi. Koha e shkurtër e ekspozimit e minimizon

turbullimin prej lëvizjes.

Festë

Përdoreni për video në mjedise të brendshme me ndriçim të dobët. Kjo skenë zgjedh ndriçimin e

sfondit në mjedise të brendshme ose dritën e qirinjve. Videot e objekteve që lëvizin me shpejtësi mund

të jenë të turbullta. Mbajeni dorën të palëvizur, ose përdorni një mbështetje.

Rezolucioni i videos

Rregulloni rezolucionin e videos për formatet e ndryshme.

HD e plotë (30 fps)

1920×1080(16:9)

Formati HD i plotë (Përcaktimi i lartë i plotë) me 30 fps dhe raportin e pamjes 16:9.

HD

1280×720(16:9)

Formati HD (Përcaktimi i lartë) me raportin e pamjes 16:9.

VGA

640×480(4:3)

Formati VGA me raportin e pamjes 4:3.

MMS

Regjistroni video të përshtatshme për t'u dërguar me mesazhe multimediale. Koha e regjistrimit e këtij formati

të videos është e kufizuar që skedarët e videove të mund të përfshihen në një mesazh multimedial.

Gjurmimi i objektit

Kur përzgjidhni një objekt duke e prekur atë te pamori, kamera e gjurmon atë për ju.

Smile Shutter™(video)

Përdorni funksionin Smile Shutter™ për të përcaktuar se ndaj cilit lloj buzëqeshjeje të

reagojë kamera përpara regjistrimit të një videoje.

105

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.