Sony Xperia E5 - Ndarja e përmbajtjes me pajisjet DLNA Certified™‎

background image

Ndarja e përmbajtjes me pajisjet DLNA Certified™

Mund të shihni ose të riprodhoni përmbajtjen e mediave të ruajtur në pajisjen tuaj në

pajisje të tjera, si p.sh. një televizor ose një kompjuter. Këto pajisje duhet të jenë në të

njëjtin rrjet pa tel dhe mund të jenë televizorë ose altoparlantë Sony, ose produkte të

certifikuara DLNA Certified™ nga Digital Living Network Alliance. Gjithashtu mund të

shihni ose të riprodhoni përmbajtjen nga pajisjet e tjera DLNA Certified™ në pajisjen tuaj.
Pasi të konfiguroni bashkëndarjen e medias ndërmjet pajisjeve, mund të dëgjoni, për

shembull, skedarë muzikorë të ruajtur në kompjuterin e shtëpisë tuaj nga pajisja juaj ose

të shihni foto të nxjerra me kamerën e pajisjes tuaj në një ekran televiziv të madh.

Riprodhimi i skedarëve nga pajisje DLNA Certified™ në pajisjen tuaj

Kur riprodhoni skedarët tuaj nga një pajisje DLNA Certified™ në pajisjen tuaj, kjo pajisje

tjetër shërben si një servër. Me fjalë të tjera, ajo ndan përmbajtjen përmes një rrjeti. Pajisja

e servërit duhet të ketë të aktivizuar funksionin e saj të ndarjes së përmbajtjes dhe t'i japë

lejen e përdorimit pajisjes tuaj. Gjithashtu duhet të jetë e lidhur me të njëjtin rrjet Wi-Fi si

pajisja juaj.

Për të riprodhuar një pjesë muzikore të bashkëndarë në pajisjen tuaj

1

Sigurohuni që pajisjet me të cilat dëshironi të bashkëndani skedarët janë të lidhura

në të njëjtin rrjet Wi-Fi si pajisja juaj.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë .

3

Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë te

Rrjeti i shtëpisë.

4

Përzgjidhni një pajisje nga lista e pajisjeve të lidhura.

5

Shfletoni dosjet e pajisjes së lidhur dhe përzgjidhni pjesën muzikore që dëshironi të

riprodhoni. Pasi zgjidhet, pjesa muzikore fillon të riprodhohet automatikisht.

Për të riprodhuar një video të bashkëndarë në pajisjen tuaj

1

Sigurohuni që pajisjet me të cilat dëshironi të bashkëndani skedarët janë të lidhura

në të njëjtin rrjet Wi-Fi si pajisja juaj.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë

Videoja.

3

Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë te

Rrjeti i shtëpisë.

4

Përzgjidhni një pajisje nga lista e pajisjeve të lidhura.

5

Shfletoni dosjet e pajisjes së lidhur dhe përzgjidhni videon që dëshironi të

riprodhoni.

Për të parë një fotografi të bashkëndarë në pajisjen tuaj

1

Sigurohuni që pajisjet me të cilat dëshironi të bashkëndani skedarët janë të lidhura

në të njëjtin rrjet Wi-Fi si pajisja juaj.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë

Albumi.

3

Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë

Rrjeti i shtëpisë.

4

Përzgjidhni një pajisje nga lista e pajisjeve të lidhura.

5

Shfletoni dosjet e pajisjes së lidhur dhe përzgjidhni një fotografi për ta parë atë.

Riprodhimi i skedarëve nga pajisja juaj në pajisjet DLNA Certified™

Përpara sesa të shihni ose të riprodhoni skedarët e mediave nga pajisja juaj në pajisje të

tjera DLNA Certified™, duhet të konfiguroni ndarjen e skedarëve në pajisjen tuaj. Pajisjet

me të cilat ndani përmbajtje quhen pajisje të klientit. Për shembull, një televizor,

kompjuter ose kompjuter portativ mund të shërbejë si një pajisje e klientit. Pajisja juaj

funksionon si një servër i mediave kur e bën përmbajtjen të disponueshme për pajisjet e

klientit. Kur konfiguroni ndarjen e skedarëve në pajisjen tuaj, gjithashtu duhet t'u jepni

lejen e përdorimit pajisjeve të klientit. Pasi e bëni këtë, pajisje të tilla shfaqen si pajisje të

rregjistruara. Pajisjes që janë duke pritur për lejen e përdorimit renditen si pajisje në pritje.

115

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të konfiguruar bashkëndarjen e skedarëve me pajisjet e tjera DLNA Certified™

1

Lidhni pajisjen tuaj me një rrjet Wi-Fi.

2

Nga Ekrani bazë, trokisni lehtë , më pas gjeni dhe trokisni lehtë te

Cilësimet >

Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.

3

Zvarriteni rrëshqitësin

Bashkëndaj multimedian në të djathtë.

4

Përdorni kompjuterin tuaj ose pajisje të tjera të klientit DLNA™ në të njëjtin rrjet

Wi-Fi për të lidhur pajisjen tuaj.

5

Një njoftim shfaqet në shiritin e gjendjes të pajisjes tuaj. Hapni njoftimin dhe

cilësoni lejet e qasjes për secilën pajisje të klientit që përpiqet të lidhet me pajisjen

tuaj.

Hapat për qasjen te media në pajisjen tuaj duke përdorur një klient DLNA™ ndryshojnë

ndërmjet pajisjeve të klientit. Referojuni udhëzuesit të përdorimit të pajisjes klient për më

shumë informacione. Nëse pajisja nuk mund të lidhet me një klient në rrjet, kontrolloni nëse

rrjeti juaj Wi-Fi është duke punuar.

Mund të qaseni po ashtu te menyja

Serveri i multimediave nga disa aplikacione si Muzika ose

Albumi duke trokitur lehtë dhe më pas duke trokitur lehtë te

Cilësimet > Serveri i

multimediave.

Për të ndalur bashkëndarjen e skedarëve me pajisjet e tjera DLNA Certified™

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.

3

Zvarriteni rrëshqitësin pranë

Bashkëndaj multimedian në të majtë.

Për të cilësuar lejet e qasjes për një pajisje në pritje

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.

3

Përzgjidhni një pajisje nga lista

Pajisjet në pritje.

4

Përzgjidhni një nivel të lejes së qasjes.

Për të ndryshuar emrin e një pajisjeje të regjistruar

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.

3

Përzgjidhni një pajisje nga lista

Pajisjet e regjistruara dhe më pas përzgjidhni

Ndrysho emrin.

4

Futni një emër të ri për pajisjen dhe më pas trokitni lehtë te

OK.

Për të ndryshuar nivelin e qasjes të një pajisjeje të regjistruar

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.

3

Përzgjidhni një pajisje nga lista

Pajisjet e regjistruara.

4

Trokitni lehtë mbi

Ndrysho nivelin e qasjes dhe përzgjidhni një opsion.

Për të marrë ndihmë në lidhje me bashkëndarjen e përmbajtjes me pajisjet e tjera

DLNA Certified™

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Serveri i multimediave.

3

Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi

Ndihma.