Navigimi nëpër aplikacione
Mund të navigoni midis aplikacioneve duke përdorur tastet e navigimit, shiritin e të
preferuarave dhe dritaren e aplikacioneve të përdorura së fundi, që ju lejon të kaloni me
lehtësi midis të gjitha aplikacioneve të përdorura së fundi. Tastet e navigimit janë tasti i
Ekranit bazë, tasti i Aplikacioneve të fundit dhe tasti Prapa. Disa aplikacione mbyllen kur
shtypni tastin e Ekranit bazë për të dalë, ndërsa të tjerat ndërpriten ose vazhdojnë të
ekzekutohen në sfond. Nëse aplikacioni ndërpritet ose ekzekutohet në sfond, mund të
vazhdoni atje ku e latë herën tjetër që do të hapni aplikacionin.
25
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
1
Dritarja e aplikacioneve të përdorura së fundi - Hapni një aplikacion të përdorur së fundi
2
Tasti i aplikacioneve të fundit - Hapni dritaren e aplikacioneve të përdorura së fundi dhe shiritin e të
preferuarave
3
Tasti i ekranit bazë - Dilni nga një aplikacion dhe kthehuni në ekranin bazë
4
Tasti prapa - Kthehuni tek ekrani i mëparshëm brenda një aplikacioni ose mbyllni aplikacionin
Për të hapur dritaren e aplikacioneve të përdorura së fundmi
•
Shtypni .
Për të mbyllur të gjitha aplikacionet e përdorura së fundi
•
Trokitni lehtë te dhe më pas trokitni lehtë .
Për të hapur një meny në një aplikacion
•
Kur po përdorni aplikacionin, shtypni .
Jo të gjitha aplikacionet kanë meny.