
Sfondi dhe temat
Mund ta përshtatni ekranin bazë sipas stilit tuaj, duke përdorur sfonde dhe tema të
ndryshme.
27
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Për të ndryshuar sfondin e ekranit bazë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh te Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja.
2
Trokitni lehtë mbi
Sfondet dhe përzgjidhni një opsion.
Për të cilësuar një temë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh tek Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja.
2
Trokitni lehtë mbi
Temat.
3
Zgjidhni një opsion dhe ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj.
Kur ndryshoni një temë, ndryshon edhe sfondi në disa aplikacione.