Sony Xperia E5 - Shkurtoret dhe dosjet

background image

Shkurtoret dhe dosjet

Përdorni shkurtoret dhe dosjet për të menaxhuar aplikacionet tuaja dhe për të mbajtur të

rregullt ekranin tuaj bazë.

1

Qasuni te një aplikacion duke përdorur një shkurtore

2

Qasuni te një dosje që përmban aplikacione

Për të shtuar një shkurtore aplikacioni në Ekranin tuaj bazë

1

Prekni dhe mbani një zonë bosh tek Ekrani bazë.

2

Në menynë e përshtatjes, trokitni lehtë

Widget-et > Shkurtoret.

3

Lëvizni nëpër listën e aplikacioneve dhe përzgjidhni një aplikacion. Aplikacioni i

përzgjedhur do të shtohet tek Ekrani bazë.

Për të zhvendosur një objekt në Ekranin bazë

Prekni dhe mbani objektin deri sa pajisja të dridhet dhe më pas zvarriteni objektin

te vendndodhja e re.

Për të larguar një objekt nga ekrani bazë

Prekni dhe mbani objektin deri sa pajisja të dridhet dhe më pas zvarriteni objektin

te

Hiqeni nga ekrani bazë në krye të ekranit.

Për të krijuar një dosje në Ekranin bazë

Prekni dhe mbani një ikonë ose një shkurtore të aplikacionit deri sa pajisja të

dridhet dhe më pas zvarriteni dhe lëshojeni mbi ikonën ose shkurtoren e një

aplikacioni tjetër.

Për të shtuar objekte në një dosje në Ekranin bazë

Prekni dhe mbani një objekt deri sa pajisja të dridhet dhe më pas zvarriteni

objektin te dosja.

Për të riemërtuar një dosje në ekranin bazë

1

Trokitni lehtë mbi dosje për ta hapur.

2

Takoni shiritin e titullit të dosjes, për të afishuar fushën

Emri i dosjes.

3

Futni emrin e ri të dosjes dhe trokitni lehtë mbi

U krye.