Informacioni ligjor
Sony F3311/F3313
Ky udhëzues përdorimi botohet nga Sony Mobile Communications Inc. ose nga filiali i tij lokal, pa asnjë garanci..
Përmirësimet dhe ndryshimet në këtë udhëzues përdorimi, të imponuara nga gabimet e shtypit, pasaktësitë e
informacionit aktual ose përmirësimet e programeve dhe/ose të pajisjeve, mund të bëhen në çdo kohë dhe pa
paralajmërim nga Sony Mobile Communications Inc.. Sidoqoftë, ndryshimet e tilla do të përfshihen në edicionet e
reja të këtij udhëzuesi të përdorimit. Të gjitha ilustrimet janë vetëm për qëllime ilustrimi dhe mund të mos pasqyrojnë
saktësisht pajisjen aktuale.
Të gjitha produktet dhe emrat e kompanive të përmendura këtu janë markat tregtare ose markat tregtare të
regjistruara të pronarëve të tyre përkatës. Të gjitha markat e tjera tregtare janë pronë e pronarëve të tyre përkatës.
Të gjitha të drejtat, që nuk jepen shprehimisht këtu, janë të rezervuara. Për më shumë informacione, vizitoni
www.sonymobile.com/us/legal/.
Ky udhëzues përdorimi mund të ketë si referencë shërbime ose aplikacione të ofruara nga palë të treta. Përdorimi i
programimeve ose shërbimeve të tilla, mund të kërkojë një regjistrim të veçantë te pala e tretë ofruese dhe mund t'u
nënshtrohet kushteve shtesë të përdorimit. Për aplikacionet në të cilat qaseni nga një sajt uebi i një pale të tretë ose
nëpërmjet tij, rishikoni në fillim kushtet e përdorimit dhe politikën e zbatueshme të privatësisë të sajteve të tilla të
uebit. Sony nuk garanton disponueshmërinë ose funksionimin e asnjë sajti uebi apo shërbimi të ofruar nga palët e
treta.
Pajisja juaj celulare ka aftësinë të shkarkojë, të ruajë dhe të përcjellë përmbajtje shtesë, për shembull, tonet e ziles.
Përdorimi i një përmbajtjeje të tillë mund të jetë i kufizuar ose i ndaluar nga të drejtat e palëve të treta, duke
përfshirë, por pa u kufizuar në kufizimin sipas ligjeve të zbatueshme për të drejtat e autorit. Ju, dhe jo Sony
EricssonSony, jeni plotësisht përgjegjës për përmbajtjen shtesë që shkarkoni në pajisjen tuaj celulare ose që
përcillni nga ajo. Para se të përdorni çdo përmbajtje shtesë, verifikoni nëse përdorimi i synuar nga ju është licencuar
siç duhet ose është autorizuar ndryshe. Sony nuk garanton saktësinë, integritetin ose cilësinë e çdo përmbajtjeje
shtesë ose të çdo përmbajtjeje tjetër nga palët e treta. Sony nuk mund të jetë përgjegjës në asnjë rrethanë për
përdorimin e gabuar nga ju të përmbajtjeve shtesë ose të përmbajtjeve të tjera nga palët e treta.
Për më shumë informacione, vizitoni
www.sonymobile.com.
Ky produkt mbrohet nga të drejta të caktuara të pronësisë intelektuale të Microsoft. Ndalohet përdorimi ose
shpërndarja e teknologjive të tilla jashtë këtij produkti pa një licencë nga Microsoft.
Pronarët e përmbajtjes përdorin teknologjinë e menaxhimit të të drejtave dixhitale të Windows Media (WMDRM) për
të mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje përdor softuerin WMDRM
për qasjen në përmbajtjet e mbrojtura me WMDRM. Nëse softueri WMDRM nuk arrin ta mbrojë përmbajtjen,
pronarët e përmbajtjes mund t'i kërkojnë Microsoft të revokojë aftësinë e softuerit për të përdorur WMDRM-në për
riprodhimin ose kopjimin e përmbajtjeve të mbrojtura. Revokimi nuk ndikon në përmbajtjet e pambrojtura. Kur i
shkarkoni licencat për përmbajtjet e mbrojtura, ju pranoni që Microsoft mund të përfshijë një listë revokimi me
licencat. Pronarët e përmbajtjeve mund t'ju kërkojnë ta përmirësoni WMDRM-në, për qasjen në përmbajtjet e tyre.
Nëse refuzoni një përmirësim, nuk do të jeni në gjendje të qaseni në përmbajtjen që kërkon përmirësimin.
Ky produkt licencohet sipas licencave të portofolit të patentave MPEG-4 pamore dhe AVC për përdorim personal
dhe jotregtar të një konsumatori për (i) shifrimin e videove në përputhje me standardin pamor MPEG-4 ("video
MPEG-4") ose standardin AVC ("video AVC) dhe/ose (ii) deshifrimin e videos MPEG- 4 ose AVC që ishte shifruar
nga një konsumator, i cili merret me një veprimtari personale jotregtare dhe/ose ishte siguruar nga një ofrues
videosh të licencuar nga MPEG LA për të ofruar video MPEG-4 dhe/ose AVC. Asnjë licencë nuk jepet ose nuk do të
nënkuptohet për çfarëdo përdorimi tjetër. Informacione shtesë, duke përfshirë në lidhje me përdorime promocionale,
të brendshme dhe tregtare dhe licencimin mund të merren nga MPEG LA, L.L.C. Shikoni
www.mpegla.com.
Teknologjia e deshifrimit të audios MPEG Layer-3 është licencuar nga Fraunhofer IIS dhe Thomson.
SONY MOBILE NUK DO TË JETË PËRGJEGJËS PËR ASNJË HUMBJE, FSHIRJE DHE/OSE MBISHKRIM TË TË
DHËNAVE PERSONALE OSE SKEDARËVE TË RUAJTUR NË PAJISJEN TUAJ (DUKE PËRFSHIRË, POR PA U
KUFIZUAR TE KONTAKTET, PJESËT MUZIKORE DHE FIGURAT), QË SHFAQEN PAS ÇDO PËRDITËSIMI TË
PAJISJES TUAJ NËPËRMJET CILËSDO PREJ METODAVE TË PËRSHKRUARA NË KËTË UDHËZUES PËRDORIMI
OSE DOKUMENTACION. SONY MOBILE OSE FURNIZUESIT E TIJ NUK MBAJNË NË ASNJË RAST
PËRGJEGJËSI TË PLOTË PËR CILINDO PREJ DËMEVE, HUMBJEVE DHE SHKAQEVE TË VEPRIMEVE LIGJORE
(QOFTË NË KONTRATË OSE JASHTË KONTRATE, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË NEGLIZHENCËN
OSE NË NJË MËNYRË TJETËR) QË TEJKALON SHUMËN QË KENI PAGUAR NË TË VËRTETË PËR PAJISJEN
TUAJ.
© 2016 Sony Mobile Communications Inc.
Të gjitha të drejtat të rezervuara.
132
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.