Listat e dëgjimit
Në ekranin bazë të aplikacionit Muzika, mund të krijoni listat tuaja të dëgjimit nga muzika
që është e ruajtur në pajisjen tuaj.
93
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të krijuar listat tuaja të dëgjimit
1
Nga ekrani bazë i Muzikës, prekni dhe mbani emrin e albumit ose të këngës që
dëshironi të shtoni te një listë dëgjimi.
2
Në menynë që hapet, trokitni lehtë mbi
Shto në listën e dëgjimit > Krijo listën e re
të dëgjimit.
3
Futni një emër për listën e dëgjimit dhe trokitni lehtë mbi
OK.
Për të krijuar një listë të re dëgjimi, mund të trokitni lehtë gjithashtu ilustrimin e albumit dhe
pastaj të trokitni lehtë mbi
Shto në listën e dëgjimit.
Për të riprodhuar listat tuaja të dëgjimit
1
Hapni menynë e ekranit bazë të Muzikës dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Listat e
dëgjimit.
2
Nën
Listat e dëgjimit, përzgjidhni listën e dëgjimit që dëshironi të hapni.
3
Nëse dëshironi të riprodhoni të gjitha këngët, trokitni lehtë mbi
Përziej të gjitha.
Për të shtuar këngë në një listë dëgjimi
1
Nga ekrani bazë i Muzikës, shfletoni te kënga ose albumi që dëshironi të shtoni te
një listë dëgjimi.
2
Prekni dhe mbani këngën ose titullin e albumit dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Shto
në listën e dëgjimit.
3
Trokitni lehtë mbi emrin e listës së dëgjimit tek e cila dëshironi të shtoni albumin
ose këngën. Albumi ose kënga tani shtohet në listën e dëgjimit.
Për të hequr një këngë nga një listë dëgjimi
1
Në një listë dëgjimi, prekni dhe mbani titullin e këngës që dëshironi të fshini.
2
Trokitni lehtë mbi
Hiqni nga lista e dëgjimit.
Nuk do të jeni në gjendje të fshini një këngë që është e ruajtur në kartën e kujtesës ose në
hapësirën ruajtëse të brendshme të pajisjes tuaj.
Për të fshirë një listë dëgjimi
1
Hapni menynë e ekranit bazë të Muzikës dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Listat e
dëgjimit.
2
Prekni dhe mbani listën e dëgjimit që dëshironi të fshini.
3
Trokitni lehtë mbi
Fshi.
4
Trokitni përsëri lehtë mbi
Fshi për të konfirmuar.
Nuk mund të fshini listat inteligjente të dëgjimit.