Sony Xperia E5 - Gjetja e numrit të identifikimit të pajisjes tuaj

background image

Gjetja e numrit të identifikimit të pajisjes tuaj

Pajisja juaj ka një numër unik ID (identifikimi). Në pajisjen tuaj, ky numër quhet IMEI

(Identiteti Ndërkombëtar i Pajisjes Celulare). Duhet ta ruani një kopje të këtij numri. Mund

ta kërkoni atë, për shembull, kur qaseni në shërbimin e mbështetjes Xperia™ Care dhe ju

duhet të regjistroni pajisjen tuaj. Gjithashtu, nëse ju vidhet pajisja, disa ofrues të rrjeteve

mund ta përdorin këtë numër për të ndaluar qasjen e pajisjes në rrjet në shtetin tuaj.

Për të parë numrin IMEI në pllakën e etiketës

Mos e përdridhni pllakën e etiketës kur e nxirrni duke zvarritur ose kur e shtypni përsëri në

vendin e saj.

1

Hiqni kapakun e kartës SIM nano/kartës së kujtesës.

2

Zvarritni dhe nxirrni me anën e thoit mbajtësin e kartës SIM nano.

3

Zvarritni dhe nxirrni me anën e thoit pllakën e etiketës deri sa të arrini ta kapni.

4

Mbani të dyja pjesët e pllakës së etiketës dhe nxirreni duke e zvarritur

horizontalisht siç tregohet në ilustrim.

Për të parë numrin IMEI, mund të hapni po ashtu formuesin e numrit të telefonit dhe të futni

*#06#

.

Për të parë numrin IMEI nëpërmjet cilësimeve të pajisjes

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Informacion mbi telefonin > Gjendja >

Informacioni i IMEI-t.