Shkarkimi i aplikacioneve nga Google Play™
Google Play™ është dyqani zyrtar në linjë i Google për shkarkimin e aplikacioneve,
lojërave, muzikës, filmave dhe librave. Ky dyqan përfshin aplikacionet falas dhe me
pagesë. Para se të nisni shkarkimin nga Google Play™, për të kufizuar tarifat e trafikut të
të dhënave, sigurohuni që të keni një lidhje funksionuese me internetin, mundësisht
nëpërmjet Wi-Fi. Për më shumë informacione, shikoni
Lejimi ose refuzimi i
përditësimeve automatike të aplikacioneve
në faqen 58.
Për të përdorur Google Play™, duhet të keni një llogari në Google™. Google Play™ mund të
mos jetë i disponueshëm në të gjitha vendet ose rajonet.
Për të shkarkuar një aplikacion nga Google Play™
1
Nga Ekrani bazë, takoni .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Play Store.
3
Gjeni një objekt që dëshironi të shkarkoni, duke shfletuar kategoritë ose duke
përdorur funksionin e kërkimit.
4
Trokitni lehtë mbi objekt për të parë hollësitë e tij dhe ndiqni udhëzimet për të
përfunduar instalimin.
Që të funksionojnë siç duhet, disa aplikacioneve i duhet të qasen tek të dhënat, cilësimet dhe
funksione të ndryshme në pajisjen tuaj. Instaloni dhe jepini leje vetëm aplikacioneve që besoni.
Mund t'i shikoni lejet e dhëna për një aplikacion të shkarkuar dhe gjithashtu të ndryshoni
gjendjen e tyre duke trokitur lehtë mbi aplikacionin nën
Cilësimet > Aplikacionet.