Futja e tekstit duke përdorur futjen me zë
Gjatë futjes së tekstit, mund të përdorni funksionin e futjes me zë në vend të shkrimit të
fjalëve. Thjesht thoni fjalët që dëshironi të futni. Futja me zë është një teknologji
eksperimentale nga Google™ dhe është e disponueshme për një numër gjuhësh dhe
rajonesh. Duhet të aktivizoni futjen me zë përpara sesa të filloni t'a përdorni atë.
Për të aktivizuar futjen me zë
1
Kur të shfaqet tastiera në ekran, trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi
Cilësimet e tastierës.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
Tasti shkrimit me zë i Google™ në të djathtë.
4
Trokitni lehtë për të ruajtur cilësimet tuaja. Një ikonë e mikrofonit shfaqet tani
në tastierën në ekran.
Për të futur tekst duke përdorur futjen nëpërmjet zërit
1
Hapni tastierën në ekran.
2
Trokitni lehtë mbi . Kur shfaqet , flisni për të futur tekstin.
3
Kur të mbaroni, trokitni lehtë përsëri mbi . Shfaqet teksti i sugjeruar.
4
Nëse është e nevojshme, modifikojeni me dorë tekstin.
Që të shfaqet tastiera dhe të futni me dorë tekstin, trokitni lehtë mbi
.